0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nëna dhe e dashura lesbike i presin organin gjenital 9-vjeçarit

Më të lexuarat

Një nënë braziliane dhe e dashura e saj lesbike janë akuzuar për prerjen e penisit të djalit të saj 9 vjeç. Shkak për këtë është se vogëlushi kujtoi se e dashura e nënës ishte babai i tij dhe se ai ishte kthyer në pengesë për marrëdhënien në çift të tyre.

Rosana Candido, 27 vjeçe, dhe Kacyla Pessoa, 28 vjeçe, pretenduan gjithashtu se i vunë djalit një organ të rremë seksi femëror sepse ai donte të ishte vajzë.

Ata gjithashtu u përpoqën t’i nxirrnin sytë duke përdorur një thikë, pasi nëna Candido e goditi të birin disa herë me thikë në shtëpinë e tyre në Samambaia, rreth 20 milje nga kryeqyteti Brazilia. Nëna ishte larguar nga banesa e ish-bashkëshortit pasi ky i fundit kishte humbur kujdestarin ndaj të birit rreth 5 vjet më parë.

Pas kryerjes së vrasjes çifti i lesbikeve e kishte të vështirë fshehjen e trupit. Disa pjesë të trupi i dogjën në një barbecue, ndërsa disa nga mbetjet e tjera të trupi i futën në valixhe dhe i hodhën në kanal. Të dyja femrat kanë rrëfyer për vrasjen dhe torturimin që i kanë bërë vogëlushit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit