1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Nehat Thaçi mohon akuzat

Më të lexuarat

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi ka hedhur sot poshtë akuzat në Prokurorinë për krim të organizuar në Beograd se ishte përgjegjës për dëbimin e një familjeje serbe.

Ai akuzohej nga prokuroria serbe për dëbimin e familjes Milivojeviq më 1 korrik të vitit 1999 në një fshat afër Lipjanit.

Me këtë rast, ai ka hedhur poshtë akuzat dhe ofroi një alibi se në atë kohë ishte në Fushë Kosovë.

“Në atë kohë, 15 ditë nuk kam qenë atje. Me gruan time unë kam qenë në muaj të mjaltit në Fushë Kosovë. Në një gjë të tillë nuk kam marrë pjesë”, ka theksuar ai, duke shtuar se nuk e njeh asnjë anëtar të familjes Milivojeviq.

Avokati i tij në Beograd, Sead Spahoviq ka thënë për “Blic-in” serb se Thaçi është marrë në pyetje 15 ditë pas arrestimit të tij, dhe kjo ishte e papranueshme, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit