Kanali danez ‘TV 2 NEWS’ kërkoi falje në Twitter për transmetimin e komenteve nënçmuese dhe raciste nga një prezantues që krahason ekipin kombëtar të futbollit të Marokut dhe familjet e tyre me një familje majmunësh.
Lexo më poshtë edhe disa deklarata nënçmuese dhe raciste nga disa media tjera botërore:
– Gazeta satirike franceze ‘Le Canard Enchainé’ përshkruante kombëtaren e Katarit si terroristë me armë, raketahedhës dhe me thika.
– Një prezantues në kanalin televiziv gjerman ‘Welt’ krahasoi lojtarët marokenë me ISIS-in për ngritjen e gishtit tregues të djathtë në shenjë festimi.
– ‘BBC’ refuzoi të transmetonte ceremonitë e hapjes dhe mbylljes të Kampionatit Botëror në Katar, me komente përçmuese nga eksperti Gary Lineker.
– Së fundi, mbulimi negativ mediatik i Messit të veshur me petkun arab…