3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në xhamitë e Malit të Zi u fal namazi i xhenazes në mungesë për Morsin

Më të lexuarat

Në bazë të vendimit të Reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat ef. Fejziç, në të gjitha xhamitë e Malit të Zi dje u fal namazi i xhenazes në mungesë për presidentin e parë të zgjedhur egjiptian, Mohamed Morsi, i cili ndërroi jetë më 17 qershor përderisa ishte në gjykatë.

Namazi i xhenazes do të falet në më shumë se 130 xhami. Presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, ndërroi jetë në gjykatën e puçistëve, ndërsa do të mbetet në kujtesë për trimërinë që e shfaqi gjatë paraburgimit dhe gjykimit.

Morsi fitoi në zgjedhjet e para demokratike të cilat në Egjipt u mbajtën më 17 qershor të vitit 2012, ndërsa ndërroi jetë saktë shtatë vite pas zgjedhjeve.

Ai gjatë gjithë procedurës gjyqësore mbrojti fuqishëm qëndrimet e tij. Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera kundër tij. Morsi është varrosur më 18 qershor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit