0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në vitin 2050, Indinë do ta dominojnë muslimanët

Më të lexuarat

Si grupi më i ri i të gjitha grupeve tjera fetare, me një moshë mesatare prej 30 vjeç, popullsia muslimane është në rritje më të shpejtë në botë, dhe në vitin 2050 India do të jetë vendi me shumicën e muslimanëve, sipas një studimi të qendrës amerikane Pew.

Islami është aktualisht feja e dytë më e madhe pas Krishterimit, dhe nëse një trend i tillë demografik vazhdon, muslimanët do t’i arrijnë të krishterë në numër në fund të këtij shekulli.
Sipas të dhënave nga viti 2010, janë 1.6 miliardë muslimanë në botë, ose 23 për qind e popullsisë së botës. Derisa Indonezia mbetet vendi më i populluar musliman.

Në vitin 2010, Indonezia kishte popullsinë më të lartë muslimane në botë, por popullsia muslimane në Indi pritet të jetë edhe më e lartë deri në vitin 2050. Megjithatë, Hinduizmi do të mbetet feja më e madhe në Indi.
Sipas hulumtimit nga qendra Pew, popullsia e krishterë në Britani të Madhe dhe Francë do të bjerë në nën 50 për qind, dhe në vitin 2050, 10 për qind e të gjithë evropianëve do të jenë muslimanë.

Shumica e muslimanëve, rreth 62 për qind, jetojnë në rajonin e Azi-Paqësorit, i cili përfshin shumë popullata, si të Indonezisë, Indisë, Pakistanit, Bangladeshit, Iranit dhe Turqisë, bënë të ditur Pew, e cila parashikon që më shumë se 300 milionë muslimanë do të jetojnë në Indi deri në vitin 2050.
Sipas kësaj qendre, djepi i Islamit, Arabia Saudite, renditet e 16-ta në numrin e popullatave muslimane, prapa Etiopisë dhe Uzbekistanit.

Pew parashikon që popullsia botërore do të rritet me 35 përqind deri në vitin 2050, ndërsa popullsia muslimane do të rritet me 73 përqind në 2.8 miliardë njerëz.
Katër nga dhjetë të krishterë në botë do të jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane./islamgjakova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit