Policia amerikane ka vrarë rreth një mijë njerëz nël mbarë shtetin në aksione të ndryshme në vitin 2017, thuhet në raportin e publikuar nga Uashington post.
Sipas FBI-së, 46 policë janë vrarë në aksione.
Të dhënat tregojnë se policia me armë zjarri ka qëlluar 987 njerëz vitin e kaluar, që është për 26 për qind më shumë sesa në vitin 2016 kur janë vrarë 963 persona.
Mes tyre janë rreth 22 për qind afroamerikanë, edhe pse ata janë vetëm gjashtë për qind e popullatës në SHBA. Hispanoamerikanët janë rreth 18 për qind të vrarë, ndërsa mes të vrarëve janë rreth 44 për qind burra të bardhë.
Një nga katër të vrarët ka pasur çrregullim mendor.
Gazeta publikoi se vërehet se ekzistojnë mospajtime të caktuara mes numrit të të vrarëve në raportin e tyre dhe numrit që FBI-ja e thekson. Në vitin 2017, shifrat deri te të cilat kanë ardhur nga kjo gazetë janë dyfish më të mëdha nga ato që i thekson FBI-ja.