4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në vitin 2016 Maqedonia e para në botë për papunësi

Më të lexuarat

Në vitin 2016 Maqedonia do të jetë e para në botë sipas shkallës së papunësisë. Këto parashikime pesimiste i ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke analizuar lëvizjet në tregun e punës në 102 vende të botës.

FMN parasheh se Maqedonia me shkallë prej 31.3 për qind të personave pa punë do të kryesojë listën, para Bosnje Hercegovinës, Republikës Jugo-afrikane, Greqisë dhe Serbisë.

Sipas ekspertëve të ekonomisë kjo situatë mund të ndryshojë vetëm me anë të ndonjë programi të mbështetur financiarisht nga qeveria, të cilin Maqedonia nuk e ka, ndërsa analistët mendojnë se rritja e shkallës së papunësisë do të ndikojë në gjendjen e sigurisë./gazeta lajm

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit