5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pacolli: Thaçi e Mustafa përgjegjës për marrëveshjen

Më të lexuarat

Behgjet Pacolli nuk është i preokupuar shumë rreth respektimit të marrëveshjes për zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare, në të cilën e kishte vënë vetë firmën, para një viti, bashkë me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, ka thënë të dielën për gazetën që marrëveshjet duhet të respektohen, por në fund të fundit sipas tij le të bëhet ashtu si merren vesh Thaçi dhe Mustafa, si liderë të dy partive më të mëdha. Ai thotë të mos dijë për ndonjë pajtim të tyre për shtyrje të zgjedhjeve.

“Marrëveshjet që kanë kaluar nëpër Parlament duhet të respektohen për arsye se është shumë keq nëse qytetarët shohin që dikush nuk e mban e fjalën. Unë jam partneri i tretë i kësaj marrëveshjeje, por nëse dy partnerët e tjerë kanë rënë dakord verbalisht për t’u shtyrë zgjedhjet, çka unë nuk e di, atëherë sigurisht që zgjedhjet duhet të shtyhen”, ka thënë Pacolli. “Te marrëveshjet e politikanëve të Kosovës unë kam filluar ta humb besimin, dhe mua personalisht kjo është kah më intereson pak, duke e parë vetë fuqinë politike që partia ime e ka, e që nuk mund të ndryshojë gjërat”.

Pacolli nga tema e marrëveshjes për zgjedhjet ka kaluar tek preokupimet e tij.

“Unë jam duke e shtyrë përpara një mision të rëndësishëm, jam duke u munduar që t’ia siguroj Kosovës atë që kam premtuar – mbi njëqind e më tepër njohje, çka po më duket se shumë shpejt do ta kryej këtë punë”, ka thënë ai. “Çështja tjetër – unë jam demoralizuar personalisht që nuk kam mundur t’i shtyj përpara reformat ekonomike në Kosovë, çka është një humbje e madhe për Kosovën”.

Që zgjedhjet do të mbahen në vitin 2014, këtë e ka përmendur njëri nga tre nënshkruesit e marrëveshjes së prillit të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit