3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në vendlindjen e Ramush Haradinaj ka vetëm 408 katolikë, e dy të pa fe, mbi 39 mijë myslimanë

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një debat televiziv tha se në Kosovë shumica e banorëve janë katolikë dhe rakia është traditë e vendlindjes së tij.

Por statistikat tregojnë të kundërtën. Madje edhe për Deçanin e kryeministrit Haradinaj, i cili vjen nga një familje myslimane.

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vendlindjen e të parit të ekzekutivit janë vetëm 408 katolikë dhe 2 të pa fe. Ndërsa nga 40,019 banorë sa janë gjithsejtë, 39,343 janë myslimanë.

Por, në këtë komunë janë edhe 11 ortodoks, ndërsa 100 banorë të tjerë preferojnë të mos deklarohen fare për përkatësinë fetare.Ndërkaq, në gjithë Kosovën nga numri i përgjithshëm i banorëve 1.6 milionë janë myslimanë 38 mijë janë katolikë dhe 25 mijë banorë janë ortodoksë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit