1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ne u nisëm, e Ti na prano!

Më të lexuarat

Ne u nisëm, e Ti na prano!
“Engjëjt dhe Xhebraili, me lejen e Zotit të tyre, zbresin në të, për të zbatuar (të gjitha) urdhërat e Zotit”. (El-Kader: 4).
Numër tej mase i madh i melaqeve vijnë në ruzullin tokësor, të udhëhiqura nga Xhibrili, alejhis-selam, në një delegacion melaqor madhështor, për të qenë pjesë e protokolit të kësaj mbrëmjeje, ku jepen lloj lloj dhuratash dhe peshqeshesh të pandalura të gjithë banorëve të ruzullit tokësor.

Një natë me një nder shumë të madh, me një dhuratë të jashtëzakonshme për ty, e veçantë madje edhe e paimagjinueshme, shpalos një pjesë të Kujdesit shumë të madh të Allahut ndaj teje si person. Andaj edhe para krejt kësaj situate nuk mund të mos japësh edhe mundin e jashtëzakonshëm për të merituar këtë dhuratë tejmase të veçantë.

Mobilizo krejt forcat tuaja, mbushi me sasi të përgjërimeve dhe nënshtrimit këto netë, të cilat janë netët më të mëdhaja të vitit edhe menaxho në mënyrë shumë koprrace çdo orë të kësaj nate madje edhe minutat e këtyre netëve.

Sipas matematikës Nata e Kadrit është më e mirë se 30 mijë ditë, që plotësojnë 83 vjet e pak më shumë. Krejt ky numër të gjejë vend në këtë Natë!, në një Natë, është gjë e jashtëzakonshme dhe të magjepson mendjen.

Është Nata e Paqes, e cila i alarmon të pasionuarit pas shkatërrimit, i kërcënon shpirtërat e tyre të këqinjë, andaj kërko ti rrugën e shpëtimit dhe largohu nga kobi i zullumit.
“përshëndetjet (paqeja) e kësaj nate zgjasin deri në agim”. (El-Kader: 5).

Prodho maksimumin e llojeve të dhikrit që mund ta prodhosh, përhap anëembanë botës lutjet tuaja dhe përgjërimet tuaja, madje edhe thirrjet tuaja te shpëtimit.
“Kur ai e thirri (e luti) Zotin e vet me lutje të fshehtë”. (Merjem: 3)

Përsërit këndimet përulëse, lage vazhdimisht gjuhën tënde duke e përmendur Allahun dhe thirr zemrën tënde që të përjetojë krejt këtë shfaqje dhe përsërite vazhdimisht këtë lutje: Zoti im, zgjo zemrën time për të përmendur Ty!

Zekerija, alejhisselam, pa si dhuratat e qiellit binin mbi Merjemen, alejhasselam, duke qëndruar ajo në mihrab (vend adhurimi). Aty gjeti strehim edhe ai, edhe aty morri myzhden për Jahjen, aljhisselam.
Strehohuni në mihrab, “Zoti juaj do t’ju mbulojë me mëshirën e Tij dhe do t’ju përgatisë mënyrën nga e cila do të keni dobi”. (El-Kehf: 16).

Mos u ndalni, vazhdimisht “Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij”. (En-Nisa: 32).


Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit