4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në Turqi sonte arrijnë 26 pacientë nga Gaza, njofton ministri i shëndetësisë

Më të lexuarat

Ministri Fahrettin Koca u tha gazetarëve se pacientët që po sillen në Türkiye nga Gaza do të jenë banorët e parë të Gazës që udhëtojnë nga Egjipti në një vend tjetër për trajtim

Gjithsej 26 pacientë të Gazës dhe 13 shoqëruesit e tyre që kaluan përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin, do të sillen në Türkiye këtë mbrëmje, tha sot ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, raporton Anadolu.

Koca u tha gazetarëve se pacientët që po sillen në Türkiye nga Gaza do të jenë banorët e parë të Gazës që udhëtojnë nga Egjipti në një vend tjetër për trajtim.

Javën e kaluar, Koca zhvilloi telefonata me homologët e tij nga Izraeli dhe Egjipti për transferimin e pacientëve në enklavën e rrethuar palestineze përmes pikës kufitare Rafah.

Kështu u formua një ekip koordinues, me persona kontakti nga Türkiye, Egjipti dhe Izraeli.

Türkiye ka shpërndarë tonelata pajisje ndihme, duke përfshirë ilaçe, pajisje mjekësore dhe ambulanca për popullin e Gazës, ku situata humanitare është e rëndë për shkak të sulmeve izraelite që nga 7 tetori, kur grupi palestinez Hamas ndërmori një ofensivë.

Të paktën 11.320 palestinezë janë vrarë, përfshirë afër 7.800 gra dhe fëmijë, si dhe mbi 29.200 të tjerë janë plagosur.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në ofensivën izraelite.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është 1.200.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit