Prishtinë, 26 nëntor 2021
Me rekomandim të Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot në të gjitha xhamitë e Kosovës u mbajt hytbe e përbashkët me temë për të aksidentuarit në Bullgari për të vdekurit dhe të lënduarit. Duhet theksuar se ditë më parë Kryesia e BIK-ut lëshoi edhe një deklaratë për opinion më c ‘rast thuhet se “Me dhimbje e pikëllim të madh mora lajmin për 46 jetët e humbura të vëllezërve nga Maqedonia e Veriut në aksidentit e mbrëmshëm tragjik në Bullgari. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë. Bashkësia Islame e Kosovës, bashkëndjen dhembjen me familjarët të cilëve në këto momente të rënda u jemi pranë”.
Andaj lusim Zotin e Madhëruar që viktimat t’i marrë në mëshirën e Tij, ndërsa të afërmve t’u japë sabër e gajret!