Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bëri të ditur se avionët turq kanë qëlluar dhe shkatërruar një kamp në rajonin verior irakian Sinath-Haftanin
ANKARA (AA) – Të paktën katër pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të cilat forcat ajrore turke i kryen në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bëri të ditur se avionët turq kanë qëlluar dhe shkatërruar një kamp në rajonin verior irakian Sinath-Haftanin.
Organizata separatiste terroriste e PKK-së gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian, ndërsa fushtën e tyre tre-dekadëshe kundër shtetit turk e rifilloi në korrik të vitit të kaluar.
Në fund të vitit të kaluar forcat turke të sigurisë filluan operacione të gjera kundër terroristëve të PKK-së në mbarë rajonin, me theks në juglindje të Turqisë dhe në veri të Irakut.
Vija kufitare malore në veri të Irakut dhe në juglindje të Turqisë karakterizohet si bastioni kryesor i organizatës terroriste të PKK-së, ndërsa pikërisht në këto male gjenden kampet terroriste që janë objektiv i sulmeve të forcave turke.
Deri më tani në këto operacione antiterroriste kanë rënë dëshmorë më shumë se 600 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë, ndërsa janë vrarë më shumë se 7.000 terroristë.