2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në sulmet ajrore ruse në Siri për një vit janë vrarë mbi 9.000 njerëz

Më të lexuarat

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOFHR), organizatë e cila ndjek zhvillimet në konfliktin e Sirisë, bëri të ditur se për një vit në sulmet ajrore ruse në Siri janë vrarë mbi 9.000 njerëz, raporton AA.

SOFHR, selia e së cilës ndodhet në Britani të Madhe, bën të ditur se në numrin e përgjithshëm të të vdekurve ka civilë dhe luftëtarë, në mesin e tyre edhe pjesëtarë të DAESH-it dhe fraksionin e lidhur me Al Kaedën.

Rusia, fushatën ajrore me të cilën dëshiron të mbështesë forcat e regjimit të Bashar al-Asadit dhe për të kthyer balancin e forcave në favor të tij, ka filluar më 30 shtator të vitit të kaluar.

Aktivistët opozitarë fajësuan Rusinë se në sulmet e mëparshme ajrore në rajonin e Halepit, të cilin e kontrollojnë opozitarët, janë vrarë më shumë se 200 civilë për dy javë.

Sipas SOFHR-së që nga fillimi i sulmeve ajrore ruse deri më sot janë vrarë 9.364 njerëz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit