Numri i përllogaritur i fëmijëve të cilët vuajnë nga mungesa e ushqimit në Somali është rritur për rreth 50 për qind në vitin 2017-të, duke arritur shifrat në rreth 1.4 milionë fëmijë
NAIROBI (AA) – Numri i përllogaritur i fëmijëve të cilët vuajnë nga mungesa e ushqimit në Somali është rritur për rreth 50 për qind në vitin 2017-të, duke arritur shifrat në rreth 1.4 milionë fëmijë, flasin të dhënat e publikuara të martën nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e UNICEF-it thuhet se gjendja mund të përkeqësohet më shumë se në vitin 2011, ku si pasojë e urisë vdiqën 260.000 fëmijë.
Përfaqësuesi i kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara për Somalinë, Steven Lauwerier, tha se ata dhe subjekte të tjera që veprojnë në Solmali deri më tani kanë trajtuar rreth 56.000 fëmijë të cilët kanë vuajtur shumë nga mungesa e ushqimit që është për 90 për qind më shumë se në vitin e kaluar.
“Kombinimi i thatësirës, sëmundjes dhe zhvendosjes është vdekjeprurës për fëmijët, prandaj ne duhet vepruar shpejtë dhe të shtojmë përpjekjet për të shpëtuar jetët e tyre”, tha Lauwerier, duke shtuar se zhvendosja për shkak të mungesës së shirave po e rëndon situatën.
Sipas Kombeve të Bashkuara, vetëm nga viti 2016 e këtej, nga shkaku i thatësirave në Somali janë zhvendosur të paktën 615.000 njerëz, ndërsa 40.000 fëmijë kanë ndërpresë ndjekjen e orëve të mësimit në shkolla.