Autoritetet siriane arrestuan dy nipat e Zv. Presidentit Farouk al-Sharaa, njofton Këshilli Mbikqyrës sirian i të Drejtave të Njeriut me seli në Londër.
“Nipat e Farouk al-Sharaa dhe 5 aktivistë të tjerë, shokë të tyre, të cilët propagandojnë ndryshime paqësore në Siri, u arrestuan nga shërbimi i zbulimit ushtarak në një kafene më 15 dhjetor”, – thuhet në deklaratë.
Pak kohë më parë Zv. Presidenti i Sirisë ka deklaruar se ai mbështet zgjidhjen paqësore të konfliktit sirian dhe theksoi nevojën e krijimit të qeverisë së pajtimit kombëtar me kompetenca të gjera.