-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Në Siri po luftojnë “vullnetarë” britanikë e amerikanë

Më të lexuarat

Në betejën vendimtare kundër organizatës terroriste ISIS në Raqqa, së bashku me luftëtarët sirianë janë bashkuar disa vullnetarë britanikë dhe amerikanë.

Macer Gifford, 30 vjeç, ishte një qytetar i Londër. Ai erdhi në Siri tre vjet më parë, sic u shpreh ai “pasi u revoltua” nga gjendja e komunitetit Yazidi.

Pasi u bashkua me PYD-në kurde, ai tani lufton së bashku me Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA.

“Ekzistojnë forca demokratike laike në terren. Aty ka shtetas nga Amerika dhe Britania, që do ta çlirojnë këtë vend. Në këtë rreth ka edhe vendas të krishterë, prandaj këtë e shohim si një të ardhme më paqësore për Sirinë, “tha ai Associated Press.

Krahas tij janë dy amerikanë, njëra prej të cilëve shërbeu në Legjionin e Jashtëm Francez. Kevin Howard është një snajperist i trajnuar, i cili pretendon të ketë vrarë 12 militantë të ISIS.

Beteja për të është edhe personale.

“Kam pasur një mik, motra e të cilit ishte në koncrertin e Bataclan në Paris. Kam luftuar në Irak në vitet 2006-2008, kam humbur miqatje, dhe për mua ky është vazhdim i kësaj lufte, “tha ai.

Howard pret që të shkojë më thellë në qytetin e mbajtur nga ISIS. Ai nuk është trembur nga fakti se disa vullnetarë kanë vdekur në betejë. Në fillim të korrikut, dy amerikanë dhe një britanik u vranë në Raqqa. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit