0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Në shkollat fillore të Vjenës muslimanët me numrin më të madh

Më të lexuarat

Të hënën, kur ra zilja e parë në shkollat e Vjenës, 50 mijë fëmijë të përkatësisë katolike u ulën në bankat shkollore, ndërsa nga muslimanët kishte 35 mijë fëmijë, të tjerët ishin 25 mijë të papërcaktuar fetarisht dhe 12 mijë fëmijë të përkatësisë ortodokse sërbe.

Për herë të parë në shkollat fillore muslimanët kanë dalë me numrin më të madh të filloristëve në krahasim me katolikët, duke përfshirë klasat e katërta deri në tetat. Numri i katolikëve arrin 8369, kurse ai i muslimanëve 11444.

Nga ana tjetër, në shkollat e mesme, numri i katolikëve është akoma më i madh, por që, sipas statistikave, rritja e numrit të muslimanëve është në rritje e sipër. Dhe deri në vitin 2050, fëmijët muslimanë do të jenë me numrin më madh në qytetin e Vjenës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit