0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

NE SENDËRTOJMË FATIN E KËSAJ BOTE, NDËRSA JU SENDËRTONI ILUZIONE

Më të lexuarat

Dr Mustafa Mahmud

NE SENDËRTOJMË FATIN E KËSAJ
BOTE, NDËRSA JU SENDËRTONI
ILUZIONE

Duke konsideruar se është ngadhënjimtar, miku tha:
– Pa i marrë parasysh këto mospajtimet tona dhe kohëzgjatjen e diskutimit tonë, ne nga ato dalim si ngadhënjimtarë, sepse ne sendërtojmë fatin e kësaj bote ndërsa ju iluzionet. Ne kemi shumë gjëra të tilla që harami nuk i ngatërron. Ju keni agjërimin, namazin, duatë, frikën nga llogaria. E më thuaj, kush është në fitim?

– Ju do të ishit në fitim sikur ajo që e posedoni të ishte fati i vërtetë. Mirëpo, kjo në të vërtetë është fatkeqësi.

– Fatkeqësi?! Si kjo?

– Për arsye se kjo është robërim i epsheve të cilat janë të pangopshme. Edhe Kur’ani e pranon se ju kënaqeni, por kjo kënaqësi nuk është e denjë për njeriun. Prandaj, kjo s’është fat. Fati i vërtetë është qetësia shpirtërore dhe çlirimi spiritual nga të gjitha robërimet përveç robërimit ndaj Zotit Një dhe të Vetmit. Fati është pajtimi i njeriut me vetveten, me të tjerët dhe me Zotin xhel-le shanuhu. Ky pajtim arrihet me aktivitetin e njeriut. Tërë jeta e tij duhet të jetë e përshkruar me të mira dhe me të forcuarit e lidhjes me All-llahun xhel-le shanuhu me anë të namazit. Në favor të kësaj janë edhe fjalët e një mistiku: “Ne jetojmë në ëmbëlsitë e atilla që mbretërit, sikur ta dinin çfarë janë, do të tentonin me shpata të na i rrëmbenin”. Ata të cilët e njohin këtë ëmbëlsi të pajtimit me Zotin dhe me vetveten, e njohin vlerën e kësaj thënieje.

– A nuk ke pirë edhe ti para disa vjetësh, je dëfryer së tepërmi dhe ke qenë i kënaqur me jetën e atillë, sikur që jemi ne tash të kënaqur? Në librin tënd All-llah we-l-insân (All-llahu dhe njeriu) ke bërë herezi para një shumice të cilëve tash po ua zë për të madhe, e çka është ajo që të solli nga njëri skaj në skajin tjetër?

– Zoti është Ai i cili i ndryshon njerëzit dhe i cili është i vetmi i pandryshueshëm.

– E di. Ti thua se e tërë kjo është me mirësinë e Zotit, por cili është roli yt?

– Vdekja është ajo e cila së pari më nxiti në një përsiatje të thellë për botën rreth meje. Ajo më parë, në të vërtetë, më është dukur paradoksale dhe atë vetes kurrsesi nuk kam arritur t’ia shpjegoj, derisa bota më është dukur e rregulluar në mënyrë të përkyer dhe e kuptueshme. Sikur jeta ime me ndonjë rast të ishte rastësi e vërtetë dhe lojë, kurse mbarimi i saj asgjë, atëherë për ç’arsye dëshpërimi, animi nga e vërteta, idealet, madje edhe me çmimin e vetë jetës.
Yjet të cilat lundrojnë shtigjeve të veta, bashkësitë jashtëzakonisht të rregulluara të bletëve dhe të buburrecave, bimët të cilat ndiejnë, morali i disa llojeve të shtazëve, truri i njeriut me fijet e veta dhjetëmilionëshe të cilat në harmoni të përkryer funksionojnë, kjo më nxiti në përsiatje për Atë i cili qëndron pas të gjitha këtyre. Hijeshia e gjethit të drunjve, e bishtit të palloit, krahut të fluturës, këndimit të bilbilit, më ka folur për Krijuesin e tyre. E kam parë rregullimin e tërësishëm të natyrës e cila e ka mohuar çdo rastësi dhe jopërcaktueshmëri. E kam lexuar Kur’anin dhe kam mbetur i magjepsur dhe i mahnitur me melodinë e tij. Mirëpo, përveç kësaj melodie në të kam gjetur përgjigje përkatëse në pyetjet të cilat shtrohen në politikë, etikë, sheriat, kozmos, jetë, shpirt, shoqëri. Fakti se Muhammedi, i cili nuk ka ditur të lexojë e as të shkruajë, ka jetuar në një mjedis të prapambetur, së bashku me të gjitha që u theksuan më lart, më ka bindur se Kur’ani është prej Zotit, kurse Muhammedi është I dërguar i Zotit. Pasi që me vëmendje i dëgjoi fjalët e mia, miku më tha duke e shfrytëzuar rastin e fundit të cilin e kishte:

– Unë asgjë nuk po humb, sepse e kam jetuar jetën më të fatshme dhe më të pasur. Mirëpo, nëse llogaritë e mia janë të sakta, ju do të humbni shumë, kurse llogaritë dhe shpresa ime janë të vërteta dhe juve, miku im, ju pret befasi e tmerrshme.

E shikova mikun derisa ende fliste, dhe në thellësitë e syve të tij zbulova frikë, atë frikë të rëndë nga e cila qepallat vezullojnë dhe dridhen. Edhe pse frika në sy ka shndritur vetëm një çast, ai ka qenë mjaft i gjatë të tregojë se dyshimi e ka prekur verbërinë dhe mendjemadhësinë e mikut. Me tonin të cilit orvatej t’i japë ashpërsi më tha:

– Do të shohish se toka është ajo që na pret edhe ty edhe neve.

– A je i sigurt?
Duke e fshehur dyshimin me theks të forcuar ai tha:

– Po!

– Nuk ke të drejtë – i thashë, – se në atë që ti e pohon, kurrë nuk mund të jemi të sigurt.

Duke mbetur vetëm, atë natë, pas dialogut tonë të gjatë, kam qenë i sigurt se miku im në shpirt ka lëndim. Thashë në veten time, duke u lutur për të: mbase kjo frikë do ta shpëtojë, sepse kush ia mbyll vetes me krenarinë e tij shtigjet deri te e vërteta, frika është rrugëdalje e vetme. Mirëpo, e kam ditur se përudhja nga rruga e drejtë dhe nga e vërteta nuk është në duart e mia. A nuk po i thotë All-llahu xhel-le-shanuhu Të dërguarit të Tij:
“Ti, me të vërtetë, nuk do ta udhëzosh drejt atë që do ti, por All-llahu e udhëzon drejt atë që do Ai…” (El-Kasas, 56).
Por, kam bërë lutje për mikun, sepse kam dëshiruar të përudhet dhe të shpëtojë nga mëkati më i madh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit