5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Në sa varre masive u hodhën viktimat e Srebrenicës?

Më të lexuarat

Mizoria e pacak serbe për të humbur gjurmët dhe në mohimin e gjenocidit

Kanë kaluar 29 vjet që kur u krye gjenocidi kundër qindra muslimanëve boshnjakëve në zonën e Srebrenicës, një zonë e mbrojtur e OKB-së, në të cilën u vranë më shumë se tetë mijë sosh në korrik 1995 – burra, gra, djem të rinj, pleq…

Zëdhënësja e Institutit për Persona të Zhdukur në Bosnje, Emza Fazliç, tha se viktima të gjenocidit janë gjetur në gjithsej 87 varre masive. Në 44 raste bëhet fjalë për varre masive parësore, ndërsa në 39 raste për varre dytësore.

Sipas saj, viktimat u gjetën në tre varre masive sipërfaqësore dhe një gropë, si dhe në 1000 varre të tjera individuale ose kolektive.

Dhe jo vetëm kaq. Siç thotë ajo, nuk janë të rralla rastet kur eshtrat e një personi gjenden në dy ose më shumë varre, gjë që dëshmon për qëllimin e autorëve për të mbuluar krimin duke i zhvendosur nga një vend në tjetrin.

Nga ana tjetër, mohuesit e gjenocidit, pra serbët, 29 vjet më vonë, ende po përpiqen të minimizojnë përmasat e këtij krimi të tmerrshëm, paralel me glorifikimin e krimeve të luftës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit