15.3 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

Në Rijad filloi Samiti i vendeve të Gjirit Persik

Më të lexuarat

Samiti filloi një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump arriti për vizitë zyrtare në Arabinë Saduite, që është vizita e tij e parë jashtë shtetit që nga marrja e detyrës

RIJAD (AA) – Në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, sot filloi Samiti i Këshillit për Bashkëpunim të vendeve të Gjirit Persik (GCC), raporton Anadolu Agency (AA).

Samiti filloi një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump arriti për vizitë zyrtare në Arabinë Saduite, që është vizita e tij e parë jashtë shtetit që nga marrja e detyrës.

Me Samitin kryeson princi saudit Mohamed bin Nayef, ndërsa marrin pjesë edhe liderët e Katarit, Bahreinit, princi i Abu Dhabit dhe zëvendës-kryeministri i Omanit.

Liderët e vendeve të Gjirit Persik dhe liderët islamik do të bisedojnë sot edhe me presidentin amerikan, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se në ditën e parë të vizitës së presidentit Donald Trump në Arabinë Saudite është dakorduar shitja e armëve amerikane, në vlerë prej pothuajse 110 miliardë dollarë.

Trump dhe mbreti saudit Selman bin Abulaziz të shtunën nënshkruan edhe një varg marrëveshjesh dhe memorandume për bashkëpunim mes dy vendeve, ndërsa vlera e tyre arrin në rreth 280 miliardë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit