(1) Në Ramazan… filloj udhëtimin e ndryshimit
إن الله لا يغير ما بقوم حتى يغيروا ما بأنفسهم
“Allahu nuk ndërron gjendjen e një popullit derisa ata të ndryshojnë vetveten”.
(2) Ke dhanë një provim, por nuk je i kënaqur me rezultatin…
Ke disa ndjenja që dëshiron t’i braktisësh, siç janë hidhërimi, frika, stresi, mërzia….
Ke synim, por nuk di si ta realizosh.
Përcakto… çka dëshiron të ndryshosh:
Sjelljen…shkathtësinë…ndjenjat negative….mendimet.
(3) Kujto se…
Ndryshohemi për të zgjidhur problemet në mënyrë më të mirë, domethënë të jetojmë jetë më të mirë.
Nuk mjafton vetëm vullneti për të ndryshuar…
Vullneti i ngjan një armës, të cilën duhet të dijë ta përdorë.
Ndryshimi është një proces që kërkon ta njohim shumë mirë vetveten.
(4) Ndryshimi kushtëzohet me bindjen tënde se është i mundshëm, andaj binde veten se mund ta bësh ndryshimin dhe se me lejen e Allahut ashtu do të ndodh.
Fillo me gjëra të vogla… hap pas hapi
Duro sepse… fryti i ndryshimit do të vjen më vonë
Bindu se…
“All-llahu nuk humb shpërblimin e atij që e bën punën mirë”.
/islam.mk/