4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në QKUK ka ende të infektuar nga rriqrat

Më të lexuarat

Një pacient i diagnostikuar me ethe hemorragjike po trajtohet në Kliniken Infektive në Prishtinë. Ndërsa, tre të tjerë janë në pritje të rezultateve, tha për Radio Kosovën, Drejtori i Klinikës Infektive Dr.Shemsedin Dreshaj.

Rasti që po trajtohet me ethet hemorragjike në Kliniken Infektive në Prishtinë, është në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetë, informon Dr.Shemsenin Dreshaj. I infektuari nga ethet hemorragjike është mashkull rreth moshës 40-të vjeç dhe vjen nga komuna e Malishevës, thotë Dr.Dreshaj.
“Momentalisht situata është stabile, ne kemi një rast duke u trajtuar me riba-virin, i cili ka shenja të gjakderdhjes. I kemi edhe nja tri tjera të cilat janë të dyshimta, por ato nuk janë problematike në aspektin shëndetësorë”, shpjegon Dr.Dreshaj.
Ndërsa, Ramadan Aliu i pickuar nga rriqra ka dy javë që po trajtohet në Klinikën Infektive në Prishtinë, dhe thotë se gjendja e tij është përmirësuar dukshëm:
“Paj, qetash jam mirë se kam qenë keq. Jam lajmëruar njëherë te mjeku në Klinë, e pastaj me sjellën këtu me urgjencë”.
Infektologu Dreshaj, thotë se ardhja me kohë është shumë e rëndësishme, por ai ka edhe një shpjegim:
“Shumë është me rendësi ardhja me kohë për shkak se në na jepet mundësia e intervenimit, por mos harroni edhe një gjë tjetër, shumë shpesh sëmundja merr një ecuri të pafavorshme kur kemi të bëjmë me një sëmundje, e cila zhvillohet shumë shpejt edhe përkundër angazhimit tonë maksimal me terapi etiologjike edhe me atë mbështetëse pacientët përfundojnë fatkeqësisht me fatalitet.
Drejtues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publikë të Kosovës, më herët kishin premtuar se fushat me rrezikshmëri të lartë nga rriqrat do të spërkaten me kohë. Ndërsa, banorë të këtyre vendeve po e pohojnë të kundërtën derisa para dy dite ndërroi jetë, 16 vjeçarja, po nga komuna e Malishevës./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit