3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Në protestat në Kashmir – 19 të vrarë

Më të lexuarat

Së paku tre protestues dhe një polic janë vrarë dje në Kashmirin e kontrolluar nga India, duke e ngritur në 19 vetë numrin e të vrarëve nga dhuna, për shkak të vrasjes së një lideri separatist.
Protestuesit në Kashmir janë përleshur me forcat e sigurisë së Indisë, meqë nuk e kanë respektuar urdhrin për orë policore në këtë rajon të trazuar në Himalaje.
Kjo orë policore ishte urdhëruar në përpjekje për ndaljen e protestave, pasi forcat e sigurisë së Indisë thanë se e kishin vrarë personin Burhan Muzaffar Wani, komandant i grupit kryengritës, Hizbul Mujahedin, së bashku me dy militantë të tjerë në 8 korrik.
Autoritetet lokale u thanë gazetarëve se 100 pjesëtarë të forcave të sigurisë ishin plagosur dhe se tre konsiderohen të zhdukur.
Policia e Indisë e ka përshkruar vrasjen e militantit Wani si “sukses madhor kundër militantëve në Kashmir”, rajon me popullatë shumicë myslimane, që janë mbështetës të kryengritësve. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit