Kërkesat e Turqisë ndaj Greqisë, në prag të takimit mes kryeministrit grek Mitsotakis dhe presidentit turk Tayyip Erdogan, në 14 qershor në Bruksel, janë publikuar nga e përditshmja turke pro qeverisë “Daily Sabah” duke dhënë një ide të plotë të qëndrimit të Ankarasë.
Qëndrime këto që janë të njohura për palën greke, dhe të prezantuara në takimin e fundit mes ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias me homologun e tij turk Mevlüt Tsavousoglu , fillimisht në Ankara dhe më pas në Athinë, raporton abcnews.al
Axhenda turke përfshin:
–Heqja dorë nga zgjerimi me 12 milje në ujërat territoriale, që mbetet ende një çështje delikate mes palëve;
–Demilitarizimi i ishujve të Egjeut;
–Diskutimet për zonat ekskluzive ekonomike të Greqisë dhe Qipros, duke këmbëngulur në “fshirjen” e kartës së Seviljes;
–Zgjidhja e dy shteteve për sa i përket çështjes së Qipros, ku theksohet se zgjidhja e federatës është aktualisht jashtë çdo diskutimi;
Mes gjërave të tjera, në artikull shkruhet: “Këto diskutime delikate do të vijojnë të jenë një burim i tensioneve të mundshme mes dy vendeve fqinje. Për shembull, pala greke nuk ka hequr dorë për sa i përket pretendimeve për shtrirjen e ujërave territoriale dhe me 12 milje detare të tjera. Vendimi për të zgjeruar kufirin në ujërat territoriale dhe me 12 milje detare në Egje, mbetet ende një çështje e pazgjidhur.
Greqia nuk ka ndërmend të ndalojë militarizimin e ishujve grekë në Egje, duke shkelur Traktatin e Lozanës të 1923-shit. Pala greke gjithashtu ka pretendime të mëdha në detin Mesdhe, raporton abcnews.al
Në të njëjtën kohë, me “hartën e Seviljes”, e cila pretendon përcaktimin e kufirit detar në Mesdheun Lindor dhe që nuk është më aq e njohur as mes aleatëve më besnikë të Greqisë, pala greke tashmë po përpiqet të ndërtojë një pozicion të ri në bashkëpunim me grekët qipriotë.
Pas vitesh negociatash jo frytdhënëse, zgjidhjet e bazuara për një Qipro federale janë jashtë çdo diskutimi. Artikulli gjithashtu thekson edhe aleancat gjeopolitike që vendi ka lidhur vitet e fundit, me një fokus të qartë të bashkëpunimit mes Greqisë, Qipros dhe Izraelit, duke akuzuar SHBA-në se fshihet pas gjithë kësaj.
E përditshmja turke i kërkon Athinës që të ulet në tryezën e bisedimeve me qëllime “pozitive” dhe “konstruktive”, duke i bërë apel që “të mos ndikohet nga palët e treta”. Duke nënkuptuar SHBA-në dhe BE-në.
“Ajo që është problematike në marrëdhëniet turko – greke është se disa faktorë të jashtëm po i japin formë marrëveshjes mes dy vendeve fqinje. Uashingtoni po përpiqet të krijojë një ekuilibër mes Turqisë dhe Egjiptit, dy vende që kanë bregdetin më të madh në Mesdheun Lindor.
Mbështetja për një aleancë ndërmjet Greqisë, Izraelit dhe grekëve qipriotë dhe njëkohësisht integrimi i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite në aksin Greqi – Izrael, është një formulë e krijuar nga Uashingtoni.
Uashingtoni ka inkurajuar Athinën duke rritur infrastrukturën ushtarake dhe duke i dhënë armë. “Uashingtoni gjithashtu mbështet dhe faktorë të tjerë si Egjipti, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për të qenë përkrah Greqisë”, përfundon shkrimi i të përditshmes pro qeverisë, në atë që mendohet se është një mesazh i ri i Ankarasë për Athinën./abcnews.al