0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në prag të takimit të ardhshëm në Bruksel, Petkoviq sot e nesër do të qëndroj në Kosovë

Më të lexuarat

Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të qëndroj sot dhe nesër për vizitë në Kosovë.

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën ka njoftuar se drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq do të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.

Sipas njoftimit thuhet se Petkoviq do të zhvillojë takime me disa familje serbe në këtë anë.

Nuk dihet nëse për këtë vizitë i njëjti ka marrë leje për të hyrë në Kosovë nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Vizita e tij po bëhet pak ditë para takimit në Bruksel që do të mbahet në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit