1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Në prag të takimit Biden-Putin, SHBA ndihmon Ukrainën me 150 milionë dollarë për sigurinë

Më të lexuarat

Pentagoni do të sigurojë ndihmë ushtarake me vlerë prej 150 milionë dollarësh për Ukrainën një javë para takimit të shumëpritur SHBA-Rusi. Paketa përfshin radarë kundër artilerisë, sisteme kundër mjeteve fluturuese pa pilot, pajisje të komunikimit, pajisje të luftës elektronike dhe pajisje ushtarake të evakuimit mjekësor.

Në mars, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të siguronin 125 milion dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Sipas Uashingtonit, ndihma ushtarake amerikane për vendin ka tejkaluar 2.5 miliard dollarë që nga 2014.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014 nga Ukraina, duke shkaktuar një luftë civile në pjesën e saj lindore. Në këtë zonë, e njohur gjithashtu si Donbass, tensionet midis separatistëve pro-rusë dhe Kievit kanë vazhduar për vite me rradhë. Më shumë se 13,000 njerëz janë vrarë, sipas vlerësimeve të OKB./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit