0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

NË PERËNDIM FEMRAT PRANOJNË MË SË SHUMTI ISLAMIN

Më të lexuarat

A e dini se femra në Perëndim nuk ndjen se ka vlerë dhe rëndësi vetëm se kur ta pranojë Islamin? Këtë na e vërtetojnë hulumtimet e reja.
Daily Mail nënvizon se numri i atyre që po pranojnë Islamin është në rritje të vazhdueshme. Vetëm gjatë dhjetë viteve të kaluara, numri i muslimanëve është shtuar për 100,000 (njëqindmijë). Ndërsa studimi që është kryer nga instituti Faith Matters ka shpjeguar se prej këtij numri, 2/3 janë femra.

Me të lexuar të këtij studimi, mu kujtua një polemikë e ashpër që pata me një ateist, i cili insistonte se Islami i ka bërë padrejtësi femrës dhe se e ka izoluar dhe privuar atë nga të drejtat e saj. Kur lexova këto statistika, thashë: Subhanallah! I lartësuar je o Allah! Nëse Islami i ka bërë padrejtësi femrës, atëherë pse femrat perëndimore janë ato që më së shumti po e pranojnë Islamin?! Pse femrat perëndimore vetëm duke u bërë myslimane po ndiejnë se dinjiteti i tyre dhe rëndësia që kanë po iu kthehet?

Sipas gazetës The Independent, megjithëqë përpjekjet për njollosjen dhe shtrembërimin e Islamit nuk kanë të ndaluar, prapë numri i muslimanëve sa vjen e shtohet. Kjo është duke mahnitur hulumtuesit.

Këto statistika janë një argument i prekshëm dhe i qartë se Islami nderon femrën. Mjafton që Allahu, për të aluduar në rëndësisë e gruas, veçoi një kaptinë të tërë kur’anore për të dhe e quajti me emrin e saj/tyre: “Gratë” (En-Nisa). Thotë Allahu: …Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.“ (en-Nisa, 19)

Ky ajet nderon gruan dhe ngrit rolin e saj, madje ia bën me dije burrit se e mira e shumtë gjendet në gruan e tij, andaj le të mos e urrejë atë dhe kurrsesi të mos i bëjë keq.
A ka më të mëshirshëm se Islami?

Ing. Abdudaim el-Kehil
www.kaheel7.com/ar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit