13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Në Paris sot nis konferenca për paqen në Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

Në Konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 vende, me kusht që, sipas planeve të tanishme, nuk do të marrin pjesë kryeministri izraelit Natanyahu dhe presidenti palestinez Abbas

PARIS (AA) – Në Paris sot do të nis konferenca për paqen në Lindjen e Mesme e cila synon rifillimin e procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të faktit që presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump është interesuar për marrëdhëniet izraelito-palestineze është paraparë që kjo konferencë për Izraelin dhe Palestinën të jetë shansi i fundit për një zgjidhje me dy shtete.

Në Konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 vende, me kusht që, sipas planeve të tanishme, nuk do të marrin pjesë kryeministri izraelit Benjamin Natanyahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas. Kjo do të jetë hera e parë në nëntë vjet që çështja izraelito-palestineze, në kuadër të konferencës së paqes në Lindjen e Mesme të organizohet në këtë nivel

Takimi mes Natanyahut dhe Abbas-it, i cili për herë të fundit ishte në vitin 2010, mund të ndodhë javën e ardhshme në Paris.

Burime diplomatike thonë se Parisi zyrtar në këtë konferencë gjithashtu dëshiron të dërgojë një mesazh të fortë për presidentin e sapozgjedhur amerikan Trump. Trump edhe para se të marrë përsipër presidencën e SHBA-ve tërhoqi vëmendjen e një ngjarje ndërkombëtare siç është konferenca.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit