2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në njëvjetorin e gjenocidit lëshohen disa raketa nga Gaza drejt Izraelit

Më të lexuarat

Ushtria izraelite ka njoftuar se 4 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt zonave kufitare, ku raportohet 3 prej tyre janë shkatërruar dhe njëra prej tyre ka rënë në një zonë të hapur.

Ushtria izraelite njoftoi se 4 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës në drejtim të zonave kufitare.

Sipas lajmit të televizionit izraelit Channel 12, ushtria izraelite njoftoi se 4 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt zonave kufitare, 3 prej tyre janë shkatërruar dhe njëra prej tyre ka rënë në një zonë të hapur.

Ushtria izraelite tha se në zonat në fjalë u dëgjuan sirena paralajmëruese.

Në deklaratën e bërë nga krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, raportohet se pozicionet ushtarake izraelite në kufirin jugor të Rripit të Gazës janë shënjestruar me raketa.

Kujtojmë që krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi një sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, me arsyetimin e “përgjigjes ndaj shkeljeve të vazhdueshme kundër palestinezëve dhe vlerave të shenjta, veçanërisht xhamisë Al-Aksa”.

Në sulmet e 7 tetorit, Izraeli njoftoi se kanë humbur jetën 1.200 izraelitë, ndërsa janë plagosur 5.132 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit që nga 7 tetori në Rripin e Gazës humbën jetën të paktën 41.770 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra, ndërsa 97.166 të tjerë janë plagosur

Përderisa raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet gjithashtu duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.

Ushtria izraelite ka njoftuar se që nga 7 tetori janë vrarë 724 ushtarë, prej të cilëve 346 gjatë procesit të pushtimit tokësor, ndërsa 4.448 të tjerë janë plagosur.

81 pengje izraelite dhe 240 palestineze u liruan reciprokisht gjatë “pauzës humanitare” në konflikt, e cila u dha për 4 ditë më 24 nëntor 2023 dhe më vonë u zgjat edhe për 3 ditë të tjera. Nga ana tjetër, Izraeli vazhdoi të arrestonte dhe burgoste mijëra palestinezë.

QNë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, të paktën 741 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze që nga 7 tetori 2023.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit