0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në një shkollë në Gaza gjenden trupat e pajetë të 30 palestinezëve me duar dhe sy të lidhur

Më të lexuarat

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë e quajti incidentin si “një tregues të qartë se Izraeli i ekzekutoi këta njerëz në terren”

Në një shkollë në Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës janë gjetur trupat e pajetë të 30 palestinezëve, me duar dhe sy të lidhur, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, jepet informacion mbi këtë temë. Në deklaratë thuhet se është zbuluar se trupat e pajetë të 30 personave u gjetën në një shkollë të bllokuar nga Izraeli në Beit Lahiya, në veri të Rripit të Gazës.

Dëshmitarët okularë në vendngjarje deklaruan se duart dhe sytë e të vrarëve ishin të lidhur. Shoqata e të Burgosurve e quajti këtë situatë si “një tregues të qartë se Izraeli këta njerëz kufomat e të cilëve u gjetën i ekzekutoi në terren”.

Në deklaratë theksohet se “të dhënat për ekzekutimet e palestinezëve të ndaluar në Gaza janë shtuar për faktin se krimi i gjenocidit dhe zhdukja me forcë e të arrestuarve në Gaza ka vazhduar për 117 ditë”.

Gjithashtu, sipas dëshmive të palestinezëve që u liruan në kuadër të shkëmbimit të të burgosurve, u tërhoq vëmendja në shtimin e deklaratave se të burgosurit u ishin nënshtruar ngacmimeve dhe torturave. Në deklaratë thuhet se i vetmi shpjegim për “zhdukjen me forcë” të të arrestuarve në Gaza nga Izraeli është mbulimi i krimeve që ka kryer kundër tyre.

Shoqata theksoi se Izraeli ka refuzuar t’u japë çdo informacion institucioneve të të drejtave të njeriut, përfshirë organizatat përkatëse ndërkombëtare dhe palestineze, në lidhje me fatin dhe vendndodhjen e atyre që ka ndaluar deri më tani, përfshirë ata në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit