Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) organizon një konferencë shkencore në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar të Kosovës, Rexhep Boja, i cili ka ndërruar jetë në shtator të vitit 2021.
Konferenca është e titulluar “Myftiu dr. Rexhep Boja – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”.
Dita e parë e konferencës do të fillojë më 18 tetor (sot) në ora 16:00 dhe do të përfshijë seancën hapëse, ku do të marrin pjesë prijës të lartë të shtetit, udhëheqësit e BIK-ut dhe mysafirë të ftuar posaçërisht për këtë ngjarje.Ish-myftiu Rexhep Boja dhe bashkëpunëtorë të tij gjatë një takimi pune /Foto: Arkiv
Ramadan Shkodra, drejtori për Kulturë dhe veprimtari botuese në BIK, ka bërë të ditur detajet rreth konferencës.
Sipas Shkodrës, dita e parë e konferencës, më 18 tetor (sot) do të fillojë në ora 16:00 dhe do të përfshijë seancën hapëse, ku do të marrin pjesë prijës të lartë të shtetit, udhëheqësit e BIK-ut dhe mysafirë të ftuar posaçërisht për këtë ngjarje.
Ndërkaq, në ditën e dytë, më 19 tetor, do të zhvillohet pjesa shkencore, ku rreth 33 studiues dhe kumtues do të prezantojnë punimet e tyre për kontributin e doktor Bojës.
“Kryesia e BIK-ut janë që vjen, më datë 18 dhe 19 tetor, organizon konferencë shkencore kushtuar, ish-myftiut tonë, vizionari dhe diplomatit tonë të shquar Rexhep Boja. Konferenca është dy ditore, ditën premte –dita e parë –do të jetë seanca hapëse, ku do ë marrin pjesë prijësit më të lartë të vendit, udhëheqësit e BIK-ut dhe mysafirë të ftuar enkas për këtë konferencë”.
“Ndërsa ditën e tyre, të shtunën, është pjesa shkencore, pjesa tematike, kur pritet, kontributi i doktor Bojës në krye të BIK-ut dhe në funksion të shtetësisë dhe diplomacisë të Kosovës të trajtohet nga rreth 33 studiues dhe kumtues me kumtesa dhe kontribute të ndryshme. Ku do të vihet në pah kontribut i doktor Bojës, vizioni dhe arritjet që ka shënuar në qoftë për BIK-un gjatë viteve të ’90-ta, koordinimi me udhëheqësit e atëhershëm të vendit. Qoftë kontributi i tij në arsim, edukim dhe diplomaci”, ka njoftuar Shkodra.Ish-myftiu Rexhep Boja dhe bashkëpunëtorë të tij gjatë një takimi pune /Foto: Arkiv
Në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar të Kosovës, Rexhep Boja në konferencë do të merr pjesë edhe ish- Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Akademiku dr. Ekmeledin Ihsanoglu.
Ekmeledin Ihsanoğlu gjatë viteve 2008-2013 ka qenë sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI). Nga kjo pozitë e rëndësishme, Ihsanoglu ishte një mbështetës dhe përkrahës i pavarësisë së Kosovës.
Ai është angazhuar personalisht vetë në fushatën lobuese për të siguruar njohjen e shtetësisë e mëvetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, sidomos te shtetet që janë pjesë e OBI-së, ku dha një kontribut të madh në krah të Kosovës dhe diplomacisë së saj, për çka meriton respekt dhe mirënjohje.Ish-myftiu Rexhep Boja dhe bashkëpunëtorë të tij gjatë një takimi pune /Foto: Arkiv
E një ditë para konferencës, myftiu aktual i BIK-ut, Naim Tërnava ka takuar ish-sekretarin e OBI-it, Ihsanoglu.
Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me angazhimet dhe jetën fetare në Kosovë, duke shprehur kështu falënderimet e tij dhe të institucionit që ai drejton për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Ihsanoglu dhënë për shtetin Kosovës sa ka qenë në krye të detyrës si sekretar i Organizatës për Bashkëpunim Islamik.
Për punën dhe veprën e ish-myftiut të Kosovës, ish-diplomatit Rexhep Boja ditë më parë ka shkruar edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj, vlerësoi rolin vendimtar të ish-myftiut dhe ambasadorit Rexhep Boja në ndërkombëtarizimin dhe njohjen e Kosovës nga vendet myslimane dhe arabe.
Sipas Hoxhajt, Boja, me përgatitjen e tij intelektuale dhe përkushtimin e tij, kontribuoi dukshëm në lobimin për njohjen e Kosovës dhe përfaqësimin e saj në mënyrë dinjitoze në skenën ndërkombëtare.Ish-myftiu Rexhep Boja dhe bashkëpunëtorë të tij
Hoxhaj theksoi se kontributi i Bojës është një meritë që duhet të njihet gjithmonë nga shteti i Kosovës.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja, duke e cilësuar si një figurë historike me ndikim të madh në vitet ’90 dhe gjatë procesit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës.
Më tej, Hoxhaj theksoi se gjatë kohës kur Boja drejtonte Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ai luajti një rol kyç në ndërkombëtarizimin e kauzës së Kosovës, si në vendet arabe myslimane, ashtu edhe në Evropë.Ish-myftiu Rexhep Boja dhe bashkëpunëtorët e tij
Sipas tij, Boja me përgatitjen e tij intelektuale dhe intuitën politike, arriti të përfaqësojë me dinjitet interesat e Kosovës, duke u bërë një figurë kyçe në mbështetjen për luftën çlirimtare dhe përpjekjet për pavarësi.
“Roli i ambasadorit Boja është një rol shumë përcaktues në vitet e ‘90-ta në një kohë kur ai ka qenë Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe myfti i Kosovës dhe në një kohë kur Kosova ka pas shumë që të internacionalizohet si një kauzë politike dhe si një çështje që do zgjidhje dhe me përgatitjen e tij politike, me intuitën politike, me formimin e tij intelektual, ka qenë fat i Kosovës që ai ka qenë në drejtimin e Bashkësisë Islame duke determinuar së bashku me lidershipin e asaj kohe artikulimin e drejtë të një kauze të tillë jo vetëm në Lindje të Largët, në botën arabe myslimane por edhe në Evropë së bashku me prijës politik por edhe me prijës fetarë, ai ka ditur të artikulon sa kauzën tonë të drejtë për liri dhe pavarësi po aq të përfaqësoj realitetin politik të asaj kohe në mënyrë të dinjitetshme por gjithashtu edhe të del në mbështetje të luftës së drejtë çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një kohë shumë historike”, ishte shprehur Hoxhaj.
“Ka qenë një fat i madh për Kosovë që ambasadori i parë në Arabinë Sudite ka qenë zoti Boja. Dhe përmes një përvoje të gjatë, ka jetuar gjatë në Arabi Saudite, në atë pjesë të botës. Duke njohur gjuhën arabe në mënyrë të shkëlqyer, si një njeri i cili ka doktoruar në botën arabe, si njeri i cili e ka njohur në thellësi Kuranin e shenjtë, por edhe ka pas njohuri të mirëfillta për fenë islame, si një udhëheqës fetar ka qenë një fat që ka ditë të përfaqësojë kauzën politike që shtetet myslimane, arabe ta njohin Kosovën. Nëse shumë vende nga Liga Arabe dhe organizata e kanë njohur Republikën e Kosovës, dhe ka qenë vlerësim i qeverive të tyre që shteti i Kosovës është një e drejtë e shqiptarëve, që të jetojnë në një shtet të lirë, sovran dhe të pavarur, ka qenë puna lobuese e Bojës, kanë qenë kontaktet e tij, të parat kanë qenë letrat e shkruara, takimet e mbajtura, insistimi i pareshtur që të ndodh njohja e Kosovës, meqë njohja nuk është një veprim i cili ndodh përmes një akti të vetëm, që ne kemi pas njohje nga shumë shtete arabe edhe myslimane”, ishte shprehur Hoxhaj.Ish-humanisti e ish-atdhetari Riza Lluka dhe ish-myftiu Rexhep Boja gjatë një takimi /Foto: Arkiv
“Është një listë e shteteve ku kontributi i Bojës personal në marrjen dhe njohjen e Republikës së Kosovës është kontribut i tij. Unë mund ta them me përgjegjësinë më të plotë si dikush që nga 2011 deri në 2017-18 ka qenë ministër i Jashtëm, por edhe si dikush i cili ka negociuar në pakon e Atihsaarit dhe duke qenë si ministër i Arsimit e ka ndjek punën dhe aktivitetin e Bojës, që roli i tij ka qenë vendimtar në marrjen e disa njohjeve dhe numri është i madh në emër të Kosovës. E ka bërë me përkushtim, me dije e vetëbesim. Dhe mendoj që këtë meritë duhet ta njeh shteti i Kosovës çdoherë”, ka shtuar Hoxhaj.
Më poshtë mund ta shikoni një video të publikuar nga BIK të titulluar “Pse gjurmët e Rexhep Bojës do të jetojnë gjithmonë”. /Telegrafi/