2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në Moskë fillon konferenca për paqe në Afganistan

Më të lexuarat

Në kryeqytetin rus ka filluar raundi i dytë i konsulltimeve të formatit të Moskës mbi paqen në Afganistan.

Posaçërisht, takimi shënon herën e parë që talebanët dhe qeveria afgane takohen për bisedime të drejtpërdrejta në nivel të lartë.

Konferenca po mbahet në nivel të zëvendësministrave të Jashtëm dhe përfaqësuesve të posaçëm.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në konferencë, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se takimi ka për qëllim të kërkojë shtigjet për pajtim kombëtar në Afganistan.

“Pritjet tona janë të bisedojmë me anëtarët në këtë takim. Kemi ardhur këtu për një zgjidhje politike. I vlerësojmë përpjekjet e çdo vendi që përpiqet të kontribuojë në paqen afgane”, tha Lavrov.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit