-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Në mes të pandemisë COVID-19 rritet interesi ndaj turizmit hallall”

Më të lexuarat

Sekretari i Organizatës Ndërkombëtare të Turizmit Hallall, Emrullah Ahmet Turan, ka deklaruar se me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) që u kanoset pushuesve, është rritur interesi ndaj turizmit hallall që ofron një intimitet më të madh.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Turhan tha se kjo sub-kategori e turizmit nënkupton nevojën për intimitet, i cili jep asaj avantazh në këto kohë të pasigurta.

Turizmi hallall ofron paketa të përgatitura me porosi për pushuesit që zbatojnë ligjin musliman, ndër të tjera duke ofruar qëndrim në hotele që nuk shërbejnë alkool, si dhe që i ndajnë qendrat spa dhe pishinat për burra dhe gra.

Turhan tha se njerëzit mund të shijojnë sezonin e pushimeve verore duke ndjekur rregullat e distancimit shoqëror, të cilat i ofron turizmi hallall.

Duke folur për Turqinë, Turhan tha se rreth 30 hotele i kanë kthyer objektet e tyre në turizëm hallall. Ai theksoi se globalisht turizmi hallall është “biznes serioz” dhe se në vitin 2018 arriti një vëllim prej 171 miliardë dollarësh.

Duke treguar disa shifra të tjera, ai tha se 121 milionë muslimanë në mbarë botën udhëtojnë në një vend të huaj çdo vit.

“Rreth 8.5 milionë muslimanë vijnë në Turqi për pushime çdo vit”, tha Turhan, duke përmendur se kjo shifër përbën 10 për qind të pushuesve globalë muslimanë.

Më tej, ai tha se çdo turist hallall mesatarisht harxhon 1.296 dollarë në Turqi.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Kinë, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar një frikë globale dhe pasoja ekonomike pasi vendet kufizuan udhëtimin ajror dhe imponuan bllokime për të zvogëluar përhapjen e saj.

Turizmi dhe udhëtimi ajror janë ndër industritë më të prekura nga pandemia COVID-19.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit