1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në mënyrë tendencioze ia shtremberojnë deklaratën Mulla Jaku Asipit, për Flamurin Kombetarë (Video)

Më të lexuarat

Imami nga Sllupçani, Mulla Jakup Hasipi nuk ishte kundër flamurit kombëtarë, ashtu siç ishte raportuar në disa media të caktuara.

Në videot e publikuara në “Youtube” shihet qartë se hoxha i ndjerë, i cili njëherësh ishte pjesëtar i UÇK-së, kishte respekt dhe ndër të veçantë për flamurin Kuq e Zi.

“Secili njeri që manipulon me popullin e vet shihet se ka një negativ brenda. Kundër është kundër vet-vetës janë kundra kejtve. Për punën e flamurit, neve na pengon se kush luan më çështjen e flamurit të kombit”, thotë ai.

Sipas Hasipit, njëherë e përgjithmonë duhet ta mësojmë se nuk luftohet për flamur por luftohet rreth flamurit.

Ai thotë se nëse bie një flamuri në luftë, atëherë ka rënë edhe populli në tërësi.

“Luftohet për Allah rreth flamurit. Çka d.m.th. fjala flamur: Secili njeri që është qelizë e një kombi ka këmishën e vet çka e vesh në sabale. Mirëpo në mëngjes është një këmishë dhe krejt populli duhet me vesh përniher. Flamuri është një sen shumë i madh edhe rreth atij nuk duhet të diskutohet. Krejt bota e ka dhe është zakon i vjetër, krejt bota e ka”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit