Bllokimi i plotë që në Melbourne është vendosur më 5 gusht është hequr më 29 tetor ndërsa muslimanët në këtë mënyrë kanë falur namazin e parë të xhumasë në disa muajt e fundit
Në Melbourne të Australisë janë hequr disa masa të caktuara epidemiologjike të vendosura me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19 ndërsa me këtë edhe në xhami është falur namazi i parë i xhumasë në tre muajt e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Bllokimi i plotë që në Melbourne është vendosur më 5 gusht është hequr më 29 tetor ndërsa muslimanët në këtë mënyrë kanë falur namazin e parë të xhumasë në disa muajt e fundit.
Melbourne në karantinim, në periudha të ndryshme kohore, kaloi githsej 267 ditë. Disa qindra muslimanë që erdhën në xhaminë Thomastown, të cilët janë të vaksinuar më të dy dozat, e kanë falur namazin e xhumasë brenda, ndërsa ata që nuk janë vaksinuar u falën jashtë.
Imami i xhamisë Recep Akakus për AA tha se janë të lumtur që pas tre muajsh mund të falnin namazin e xhumasë.
“Xhamia i priti sërish besimtarët e saj. Falë Allahut të Madhëruar. Sado të bukura të jenë xhamitë tona nga pikëpamja estetike, me qilima, mure dhe dekorime të bukura, sa herë është e paplotë pa besimtarë. Prandaj jemi shumë të lumtur sot”, tha Akakus.
Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Bashkësisë Islame Turke në Thomastown, Muhittin Yolds theksoi rëndësinë e faljes së namazit të xhumasë duke respektuar distancën sociale.
“Kjo është e vërtetë. Kur njerëzit humbasin diçka, ata e kuptojnë vlerën e saj. Shpresojmë që kjo sëmundje të mposhtet sa më shpejt dhe të kemi sërish paqe. Tani të paktën mund ta falim namazin e xhumasë edhe pse është me distancë. Zoti na mundësoftë që të kthehemi sa më shpejt në safet e vjetra”, tha Yoldas.
Kemal Atmaca në xhami vjen që 37 vite.
“Për mua kjo ditë është si festë, xhemati është këtu. Kam ëndërruar këtë ditë. Falë Zotit, edhe pandemia po ngadalësohet andaj jemi mbledhur sërish”, tha Atmaca.
Në Australi me COVID-19 janë infektuar të paktën 177.411 persona ndërsa kanë vdekur 1.796.