3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Në mbështetje të një motre, që s’ma lindi Nana!

Më të lexuarat

Me befasi dhe habi të madhe mësova për rastin e djeshëm, ku një motër e jona me hixhab është sulmuar fizikisht nga një kalimtare rruge, diku në Tiranë!?
Motrës tonë i shpreh solidaritet, ndërsa kalimtares së rrugës i uroj gjetjen e ekuilibrave mendorë, emocionalë, socialë e mbi të gjitha, ato humanë!
Ky akt i çuditshëm, vjen si pasojë e cytjes dhe frikësimit që i bëjnë masave shqiptare, qarqe të caktuara politike, mediatike e klerikale, ndaj të cilëve duhet të shprehim vetëm neveri e përbuzje, për një mision të djallëzuar kundër vlerave të besimit, harmonisë dhe tolerancës në vendin tonë! Me ta nuk na bashkon asgjë, as kombi, as gjuha, as raca, as origjina njerëzore, sepse njeriu i djallëzuar është devijim genetik nga origjina e shtrenjtë e njeriut normal, që beson në Një Zot, në fenë dhe vlerat e saj, në kombin dhe vlerat e diversitetit dhe respektimit të tyre!

 
Primitivizmi i këtij akti dhe banaliteti i komenteve plot mllef dhe urrjetje, vërtetojnë më së miri se sa nevojë të madhe ka ky vend dhe kjo shoqëri për udhëzimin e pastër të vlerave islame, për t’u kthyer tek krenaria e shekujve, pas dekadave persekutimi ateist dhe shpërlarje truri kolektiv!

 
Mbushja e xhamive nga rinia, po e vërteton se dita-ditës, brezat e rinj shqiptarë po ndahen nga politikat e urrjetjes, dhunës dhe terrorit ateist, atij islamofob dhe afetar, që punojnë pa pushim kundër harmonisë tonë kombëtare, kundër vlerave humane, kundër shenjtërive! Por, rruga është e gjatë, pengesat e shumta dhe, mbi të gjitha, euforia ngelet element vrastar i vullneteve dhe përpjekjeve të lavdëruara!
Të ngrihemi të gjithë, për ta shpëtuar njeriun e hutuar të kësaj kohe nga sëmundjet e trashëguara, nga urrejtja e akumuluar dhe overdozat mediatike të drogimit kolektiv me islamofobi, hixhabofobi, osmanofobi, humanofobi, por jo vetëm! Është amanet fetar, është borxh kombëtar!
Hixhabi është krenari dhe identitet përkushtimi i vajzave tona, motrave, nënave, grave, gjysheve e katragjysheve, që ndër shekuj iu përgjigjën thirrjeve të Librave të shenjtë; Zeburit, Teuratit, Inxhilit e Kur’anit, për t’iu përulur Zotit të gjithësisë në adhurim e përkushtim!

 
Hixhabi nuk është izolim, nuk është bunkerizim, nuk është injorancë, as privim nga jeta, as distancim nga diversiteti në veshje e perceptim ndaj vetë jetës! Hixhabi është besë shekujsh, frymëzim brezash, trashëgimi profetike e lidhje me vetë thelbin e fesë dhe adhurimit!
Cënimi i hixhabit, është veprim që nuk duhet toleruar në asnjë mënyrë dhe për asnjë alibi, sikurse mbetet një abuzim flagrant me shpirtin e vetë trashëgimisë sonë fetare e kombëtare!
Rastet e këtij cënimi xhahil duhen denoncuar pa hezitim dhe duhen refuzuar maksimalisht në të gjitha format legjitime!

 
Ftoj institucionet tona, që duke nisur nga dita e nesërme të ketë një përkujdesje më të veçantë ndaj çështjeve të femrës muslimane, asaj shqiptare në përgjithësi, duke u fokusuar tek aktivitetet sociale, tribunat informuese, takimet dhe workshopet, që nxisin përkujdesjen ndaj femrës, krijimin e alternativave për edukim, mbrojtje të drejtave legjitime, duke nisur nga e drejta e fesë, besimit dhe shfaqjes së vokacionit shpirtëror e kulturor!

 
Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër
Shkodër, më 5 gusht 2016

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit