2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë falet namazi i Kurban Bajramit

Më të lexuarat

Pas namazit të Bajramit, qytetarët i uruan festën njëri-tjetrit me mesazhe paqeje dhe dashurie

Në praninë e një numri të madh të besimtarëve, në shumë qytete të vendeve të rajoni, përfshirë kryeqytetet, ka filluar një nga festat më të mëdha të muslimanëve me faljen e namazit të Kurban Bajramit, raporton Anadolu.

– Maqedoni e Veriut

Në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup u mbajt manifestimi qendror në Maqedoninë e Veriut me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku besimtarët muslimanë mbushëm hapësirat e brendshme dhe oborrin e xhamisë.

Në programin e organizuar nga Bashkësisë Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut, para faljes së namazit të Bajramit u kënduan pjesë nga Kurani, si dhe ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake.

Fjalimin e hutbes së Bajramit shqip, turqisht dhe maqedonisht e mbajti myftiu i Tetovës Selver Xhemaili, në emër të kreut të BFI-së, Shaqir Fetahi, i cili gjendet në Arabinë Saudite për kryerjen e Haxhit.

Në një deklaratë për mediat pas namazit të Bajramit, Xhemaili ua uroi Bajramin të gjithë muslimanëve kudoqoftë në botë.

Duke uruar pranimin e lutjeve këto ditë, Xhemaili tha: “Lus Allahun Fuqiplotë që kjo festë le të jetë pretekst që të mbizotërojë paqja, dashuria, respekti në mesin e familjeve tona dhe për të përçuar këto vlera edhe te gjithë njerëzia në përgjithësi”.

– Shqipëri

Besimtarët muslimanë në Shqipëri kanë falur namazin e Kurban Bajramit, duke u mbledhur në xhamitë dhe sheshet e vendit.

Programi qendror për faljen e namazit të Kurban Bajramit është mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Pjesë e programit qendror, ku ishin të pranishëm mijëra besimtarë, ishin edhe leximi i Kuranit dhe ligjërata.

Namazi i Kurban Bajramit është falur edhe në xhamitë e tjera të vendit, por edhe nëpër sheshe, për shkak të numrit të lartë të besimtarëve.

– Kosovë

Në Kosovë, organizimi kryesor me rastin e festës së Kurban Bajramit në Prishtinë, u mbajt në Xhaminë e Madhe, ku hutben e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Tërnava para besimtarëve foli për vlerën e therrjes së kurbanit në këtë festë, duke thënë se krubani është falënderim i Allahut të Madhëruar për begatitë dhe pasurinë e jetës.

“Kurbani është përshkruar si mjet për t’iu afruar Allahut të Madhërishëm dhe si përgjigje ndaj urdhrit të Tij. Kurbani është zgjerimi i shpirtit, mirësi për familjen, nder për mysafirin, dashuri për fqinjin, bamirësi për të varfërit dhe dëshmitar i sinqeritetit të besimit të Zotit”, tha myftiu Ternava.

Tërnava përmendi edhe rëndësinë e paqes në kohën kur po zhvillohen dy vatra luftërash në botë.

Ai bëri lutje që të rikthehet paqja në Palestinë dhe në Ukrainë.

“Në këtë moment të kësaj dite kaq të begatë, lusim Zotin e Madhërishëm që të rikthejë paqen në Palestinë dhe në Ukrainë. Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjellë lumturi dhe gëzim në zemrat e atyre që kanë nevojë”, theksoi Tërnava.

Pas namazit të Bajramit, qytetarët i uruan festën njëri-tjetrit me mesazhe paqeje dhe dashurie.

Me rastin e ditës së parë të Kurban Bajramit, Kryesia e BIK-ut do të presë në selinë e saj udhëheqësit e institucioneve të larta dhe mysafirë të tjerë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit