-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë falet namazi i parë i teravisë

Më të lexuarat

Besimtarët musliman falën namazin e taravisë së parë nëpër xhamitë e vendeve të Ballkanit

SHKUP/TIRANË/PRISHTINË (AA) – Besimtarët muslimanë sonte falën namazin e taravisë së parë para muajt të shenjtë të Ramazanit nëpër xhamitë e vendeve të Ballkanit, ndër të cilat edhe nëpër ata të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamitë e qytetit të Shkupit ishin të stërmbushura me besimtarë, por një ndër më të frekuentuarat ishte xhamia Mustafë Pashë. Para fillimit të faljes së namazit besimtarët patën mundësi të dëgjojnë ligjëratë nga imami i xhamisë, ndërse ata që nuk mundën të gjejnë vend brenda xhamisë, faljen e namazit e kryen jashtë në oborrin e xhamisë.

Po ashtu edhe në Shqipëri, ashtu sikurse në të gjitha xhamitë e vendit, edhe ato të kryeqytetit, Tiranës, janë mbushur me besimtarë të cilët i janë drejtuar Krijuesit të tyre në lutjet dhe namazin e kësaj teravie të parë.

Xhamia Et’hem Beu dhe ajo e Pazarit të Ri në Tiranë kanë qenë gjithashtu dy xhami ku besimtarët kanë kryer ritin e tyre për faljen e teravisë së parë. Në xhaminë e Pazarit të Ri, besimtarë të shumtë janë falur edhe jashtë ambienteve për shkak të mungesës së vendeve brenda në ambientet e kësaj faltoreje.

Në xhaminë e Pazarit të Ri, besimtarë të shumtë janë falur edhe jashtë ambienteve për shkak të mungesës së vendeve brenda në ambientet e kësaj faltoreje.

Kurse qindra qytetarë të fesë islame në Prishtinë sot pas faljes së namazit të jacisë falën namazin e parë të teravisë në Xhaminë Sulltan Mehmet Fatih, ku në muajin e madhërueshëm të Ramazanit kanë hyrë me lexim të Kur’anit, me lutje dhe salavate. Xhamia ishte e mbushur me besimtarë ku i pranishëm ishte edhe myftiu i Kosovës Naim Tërnava.

Namazi i teravive, i cili është namaz sunnet, për meshkuj dhe femra, falet çdo mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit, pas namazit të jacisë, duke filluar një mbrëmje para fillimit të agjërimit dhe duke mbaruar një mbrëmje para ditës së Fitër Bajramit.

Fjala “teravi” do të thotë çlodhje ose pushim, ndërsa namazi i teravive është emërtuar kështu sepse muslimanët e gjeneratës së parë, gjatë faljes së namazit të teravive pushonin pas çdo dy selamesh, do të thotë, pas çdo rekati të katërt. Teravitë sivjet do të falen rreth orës 22:00.

Pra, pas faljes së teravive sonte, duke u ngritur për të bërë syfyr para agimit, besimtarët e fesë Islame do ta fillojnë agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit që sivjet, sipas kalendarit hënor Islam, do të zgjasë 29 ditë. Dita e fundit e Ramazanit është 24 qershor, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit do të festohet më 25 qershor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit