1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Në Maqedoni me sirianët, po përsëritet ekzodi kosovar i Bllacës?!

Më të lexuarat

Vazhdon arrdhja masive të emigrantëve dhe transportimi i tyre Maqedonia po vazhdon të tronditet me ardhjen masive te emigrantëve dhe transportimi i tyre nga Gjevgjeli drejt Tabanovce.

Për shkak të fluksit të emigrantëve që vijnë në kampin e pritjes në kufirin tonë jugor, ne dy-tre ditët e kaluara është rritur dukshëm dhe transporti intensiv i emigrantëve nga Gjevgjelia drejt Tabanovce.

Nga stacioni hekurudhor kanë deklaruar këtë fakt duke pohuar se vetëm ditë- natën e kaluar janë transportuar rreth 2.500 emigrantë me 4 trena nga Gjevgjeli drejt Tabanovce.
Në mëngjes nga Gjevgjeli drejt Tabanovce është larguar dhe nje tren tjetër me rreth 600 veta emigrantësh.
Sipas të dhënave të UNHCR, dy -tre ditët e kaluar nga kufiri jugor drejt atij verior në vend kanë tranzituar 10.000 emigrantë , nga të cilat më shumë se rreth 6.000 janë të regjistruar të hënën.

Sipas saj dy muajt e kaluar në vend kanë tranzituar rreth 60.000 emigrantë drejt destinacionin që ata dëshirojnë.
Transportimi i emigrantëve dhe këtë mëngjes po zhvillohet në mënyr intensive, me anë të autobusave dhe taksive.

Në mëngjes nga Gjevgjeli drejt Tabanovce janë larguar 30 autobusa po ashtu dhe taksi të cilat kanë transportuar më shumë se 2.500 emigrantë. Transportimi i organizuar deri tani po realizohet normalisht dhe pa ndonjë vështirsi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit