0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Në majë të piramidave të Egjiptit

Më të lexuarat

Një prej shtatë mrekullive të botës antike, piramidat e Egjiptit qëndrojnë edhe sot krenare në shkretëtirën e Gizës, duke tërhequr çdo vit me miliona turistë.

Megjithatë, ndërsa imazhet e piramidave janë të njohura për të gjithë, askush nuk kishte guxuar më parë t’i fotografonte ato nga kulmi i tyre.

Kjo, mbase sepse ekziston një bestytni, e cila thotë se kushdo që ngjitet mbi piramidë, shkel mbi faraonët dhe si rrjedhojë mallkohet, duke u shoqëruar me fatkeqësi të njëpasnjëshme deri në fund të jetës.

Megjithatë, më shumë se bestytnia, ajo që ndalon njerëzit të ngjiten në majë është ligji, i cili e ndalon kategorikisht diçka të tillë dhe dënon me gjobë këdo që tenton të thyejë këtë rregull.

Pavarësisht rregullave strikte, disa miq rusë, vendosën të mposhtnin njëkohësisht gojëdhënat mbi mallkimin dhe ligjet egjiptiane, duke u ngjitur gjatë natës në majën e piramidës më të madhe dhe të famshme të nekropoleve të Gizës.

Ata pritën deri në mëngjes, për të shkrepur një seri fotosh të rralla, të publikuar në disa prej mediave ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit