8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Në Kosovë përkujtohen të vrarët në Kumanovë

Më të lexuarat

Për nder të një vjetorit të vrasjes së dhjetë të vrarëve në Kumanovë, sot në Prishtinë, do të mbahet akademi përkujtimore, e organizuar nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Gjakovë, në bashkëpunim me Familjarët e Dëshmorëve.

10 të rënët në Betejën e Kumanovës janë: Xhafer Zymeri, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Arben Rexhaj, Fatlum Vishesella, Hysen Reshiti, Nysret Kaloshi, Samit Kastrioti, Turgaj Gashi, Valon Kabashi, shkruan kp.

Me 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar u zhvillua konflikti mes policisë, ushtrisë të Maqedonisë dhe grupit të armatosur që njihet si ”Grupi i Kumanovës”.

Nga ky aksion mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të sigurimit shtetëror ku figuron edhe një shqiptar i vrarë, Isamedin Osmani, ndërsa nga grupi shqiptar i armatosur mbetën të vrarë 11 persona, të cilët ishin të udhëhequr nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, të cilët thuhet se janë vrarë pas dorëzimit.

29 persona shqiptar të burgosur, kryesisht nga Kosova ende janë në procedurë gjyqësore, ku disa herë kanë deklaruar se janë pafajshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit