4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në Kosovë kapen 2 ton kokainë

Më të lexuarat

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot do mbajë konferencë për shtyp, pasi sot u raportua se janë kapur 2 ton e 200 kg kokainë në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga Dogana e Kosovës, ku drejtori i përgjithshëm pritet të mbajë konferencë për shtyp.

Konferenca pritet të filloj nga ora 18:00.

Operacioni siç bëjnë me dije u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane, me sinjalizimin e DEA-s amerikane.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia, e cila ka lejuar që kamioni të shkojë te porositësit. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.

Sipas ABC News, kamioni ka qenë i mbushur me mish dhe i është vendosur çipi nëpër kontejner.  Kontejneri u ngarkua në kamionin me tabela 01 263 OD në Portin e Durrësit.

Policia shqiptare kishte dy muaj që priste për një sasi të tillë pasi ishte sinjalizuar nga DEA. Sekuestrimi i këtij kamioni u bë nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit