30 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Në Kosovë ende ka probleme

Më të lexuarat

19 Shtator 2011

Shkruan: Dr.Shefqet Krasniqi

 

Ndonëse kaluan dymbëdhjetë vite që nga çlirimi i vendit nga okupatori, kaluan edhe tri vite nga pavarësia e Kosovës, me gjithë atë problemet ende nuk u zgjodhën. Ani pse problemet në tërësi asnjëherë nuk do të zgjidhen, jo vetëm në vendin tonë, por askund në tërë botën, ngase jeta është e tillë, ligjet e kësaj bote janë të atij lloji dhe të asaj natyre që nuk pranojnë rahati dhe qetësi absolute, apo thuaj nëse do: është e pa mundur që njeriu çoftë si individ, apo anëtarë i një familjeje, apo anëtarë i një shoqërie të jetoj pa probleme, në mënyrë absolute.

Dhe kjo vlen për çdo individ, familje e shoqëri, vlen për mysliman dhe për jo mysliman, të gjithë janë të barabartë në këtu ligje. Për atë arsye gjejmë edhe shtetet e mëdha dhe më të zhvilluara të cilat nuk shpëtojnë pa probleme, e që shumë herë janë aq të mëdha saqë ju kanoset edhe rreziku për ndonjë falimentim apo diç të ngjashëm.

Të njëjtën gjë e gjen edhe tek individët, çoftë i pasur, e çoftë i varfër, çoftë me pozitë e çoftë pa pozitë. Që të gjithë kanë telashe, kanë probleme, kanë sfida me të cilat ballafaqohen, dhe jo rastësisht thotë populli “ska rahat në këtë dynja”, po të nderuar, ashtu është nuk e luan topi.

E kjo çka u cekë është një argument shumë i fortë logjik se pa qare duhet të ekzistoj bota tjetër, duhet të ekzistoj xheneti ku atje do të kënaqemi, atje do ti shijojmë kënaqësitë absolute, atje do të jetojmë pa brenga e pa telashe. Për ndryshe vërtet do të ishte njeriu krijesa më e mjerë në këtë planet, që kurrë nuk ju hoqën gajlet, nuk ju hoqën telashet. Dhe do të kishte të drejt plotësisht që të pyes: pse erdha unë në këtë botë, kush më solli mua këtu, që vetëm me vuajtje e me mundime po e kalojmë këtë jetë, e tjerë e tjerë?!

Kthehemi në temë, tek problemet e Kosovës ndaj të cilave nuk mundë të qëndrojmë duar kryq, apo të heshtim e të vëzhgojmë se çka po bëhet, sepse që nga presidenti i vendit e deri te qytetari i thjesht, që të gjithë kanë përgjegjësin ndaj shtetit dhe ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin e tij, me jetën e tij në atë vend. Edhe më tej spektri politik në Kosovë si duket ende nuk është pjekur sa duhet, edhe më tej partitë politike nuk e kanë dëshmuar çartë dhe bindshëm se më shumë e donë vatanin sesa partinë e vet. Këtë bindje mendoj se e kanë shumica dërmuese e qytetarëve tanë. Për atë arsye edhe e kanë humbur bukur shumë besimin e tyre tek populli. Dhe mendoj se shumë vështirë e kanë ta kthejnë këtë besim.

Pastaj dhjetë vite  gati nën administrimin e UN-it – Kombeve të bashkuara, të cilat mjerisht kanë lënë një pasqyrë të keqe tek qytetarët tanë, thuajse në çdo segment të jetës. Pas tyre erdhi Eulexi i cili edhe ky nuk po dallon fortë nga para ardhësit e tyre. Problemi i veriut të vendit është dëshmia më e çartë për një dështim të plotë të faktorit ndërkombëtarë për ta zgjedhur këtë problem.

Ku ta dimë ne, nëse është duke u shtyrë problemi i veriut me qëllim nga ndërkombëtarët për ta lënë një vegës e cila ndoshta do ju duhet për ma vonë?! Është e vërtetë se vendorët tanë nuk e kanë krejt në dorë çështjen e veriut, por gjithsesi është dashur të bëhet edhe ma shumë për këtë çështje. Ta shohim nga sot se ç’po ndodh pas vendimit të qeverisë për shtrirjen e pushtetit të plotë në veri të vendit dhe dërgimit të policisë dhe doganierëve në dy pikat kufitare të veriut. Ta shohim sa jemi seriozë në këtë çështje.

Një gjë duhet ta dimë se pa qenë seriozë dhe me bërë tërë atë çka është e mundur, nuk do ti zgjidhim problemet tona asnjëherë, jo vetëm të veriut, por edhe probleme tjera. Unë mendoj se qeveria jonë duhet ta mobilizoi popullin dhe ta lë të gatshëm për çdo eventualitet, ngase ne de-fakto ne ende nuk jemi çliruar krejtësisht, ende një pjesë e vendit tonë qëndron e okupuar.

Problemi i energjisë elektrike është një problem mjaft i madh, pastaj korrupsioni, apo keqpërdorimi i pasurisë shoqërore. Çështja e pensionistëve dhe shtresave sociale janë gjithashtu probleme mjaft të theksuara dhe të rënda. Asnjëherë nuk mundë të anashkalohet diskriminimi fetar që është një problem tjetër social, në veçanti i femrës myslimane së cilës i ndalohet shkollimi dhe punësimi me mbulesë. Problem ky i cili vërtet ka ndodhur pa pasur nevojë fare dhe i cili i ka prekur shumë njerëzit për çka kanë filluar edhe të iritohën nga ekzekutivi i vendit.

Vërtet nëse shteti nuk i ka në dorë mundësitë për zgjedhjen e tona problemeve të mëdha të vendit, ai i ka në dorë shumicën e tyre. Apo nëse do thuaj ndryshe: ai duhet të bëjë çmos që ti zgjidhe aty që mundet dhe që nuk i kushtojnë asgjë dhe që nuk i përzihet faktori ndërkombëtar në to. Ngase nuk ka kush që na bind se ndërkombëtarët na thonë: vidhni, plaçkitni. Nuk ka kush që na bind se ndërkombëtarët ju thonë qeveritarëve: mos i lejoni vajzat me shkuar me mbulesë në shkolla. Sepse ata vet në vendet e tyre nuk i kanë këtu probleme, e si mundë ta krijojnë tek ne! Por, faji në shumicë është i yni, e ne kemi nevojë shumë që të vetëdijesohemi edhe më tej, në veçanti partitë politike, apo ata të cilët i lakmojnë “karrigat”, sepse atje nuk është aq vështir me hyp në tu, sa është vështir me i mbajt atu, apo me ua dhanë hakun.

Mbesim me shpresë që disa nga këtu probleme të zgjidhen sa ma shpejt e më mirë, në veçanti çështja e veriut, e më pas edhe shamia si një problem mjaft shqetësues për shoqërinë tonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit