8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Në konferencën gjermane për Islamin shërbehet mish derri

Më të lexuarat

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka thënë se iu vjen keq që kanë shërbyer sallam derri në një konferencë të mbajtur në Berlin, ku për temë diskutimi ka qenë feja islame. Ministria deklaroi se përzgjedhja e ushqimit është bërë në bazë të përkatësisë së përzier fetare të pjesëmarrësve të konferencës.

Sidoqoftë, ata kanë kërkuar falje për këtë lëshim, në rast se dikush është ndier i fyer në aspektin fetar. Ngjarja është udhëhequr nga ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili në mars kishte deklaruar se Islami nuk i përket Gjermanisë. Sidoqoftë, mediet raportojnë se shumica e pjesëmarrësve në konferencë ishin myslimanë.

Sallami i shërbyer ishte i përbërë nga mishi i bluar, mishi i kryposur dhe gjaku i derrit. Ky veprim ka nxitur shumë reagime. Tuncay Ozdamar, gazetar gjerman me prejardhje turke, shkroi në llogarinë e tij në Twitter: “Çfarë mesazhi dëshiron të dërgojë ministri? Kemi nevojë për pak respekt për myslimanët që nuk e hanë mishin e derrit”. Në fillim të kësaj konference, ministri Seehofer tha se e dëshiron një islam gjerman. Sidoqoftë, gazetari Ozdamar tha se një qëndrim i tillë asnjëherë nuk do ta ketë mbështetjen e myslimanëve të Gjermanisë.

Në një deklaratë, ministria ka thënë se ka shërbyer 13 lloje të ushqimit, përfshirë ushqime të lejuara për myslimanët, ushqime vegjetariane dhe mish peshku. Raportohet se edhe në konferencën e parë për islamin në Gjermani, e cila ishte mbajtur në vitin 2006, zyrtarët kishin shpërndarë proshutë derri, shkruan “BBC”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit