27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Në kishë në kohë të koronavirusit, priftërinjtë sigurojnë se nuk ka nevojë për frikë, gjithçka është dezinfektuar

Më të lexuarat

As papuçet të cilat si instalim “rri në shtëpi” janë vendosur në sheshin e qytetit, nuk bënë që besimtarët ortodoks këtë mëngjes të mos shkojnë  në kishë me rastin e festës E Enjtja e Madhe. Brenda kishës e respektuan distancën, ndërsa para kishës me durim prisnin që të hyjnë brenda. Para derës së kishës është vendosur një mjet për dezinfektim të cilin e përdorën besimtarët gjatë hyrjes dhe daljes nga kisha. Megjithatë, shumica prej tyre erdhën që të marrin kungim, secili prej tyre me të njëjtën lugë edhe krahas apeleve të mos shkojnë në kishë për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit.

Besimtar: Nga gripi sezonal në nivel vjetor vdesin më shumë, kështu që nëse duhet të infektohesh edhe në shtëpi do të infektohesh, mund të infektohesh edhe në ndonjë shitore, pra, gjithkund mund të infektohesh.

Besimtar: Nuk kam frikë, por nëna ime ka vdekur në ditën e sotme, andaj erdha. Përndryshe i respektoj rekomandimet.

Besimtar: Nuk kam frikë aspak, sot është E Enjtja e Madhe, tamam punë. E di se cilat janë rekomandimet, i shoh se janë vendosur dhe gjithçka është në rregull.

Nga KOM thonë se janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse. Prifti Sashko Nikollovski nga dioqeza e Shkupit, edhe pse pohon se nuk ka frikë nga virusi, tha se i kanë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse që respektohennë bankat dhe në marketet. Sipas tij, kungimi me një lugë nuk paraqet asnjë problem.

Sashko Nikollovski, Dioqeza e Shkupit:

Dy mijë vjet ne e bëjmë këtë ritual, kjo nuk është nga dje. Kjo përvojë nuk e kemi vetëm ne, por edhe paraardhësit tanë e kishin, dhe askush nuk është infektuar nga kungimi. Në fund të fundeve edhe ne priftërinjtë marrim kungim. Njerëzit që punojnë këtu kanë detyrë që t’i dezinfektojnë menjëherë ikonat. Këtë e kemi zbatuar edhe paraprakisht por tani me intensitet të zmadhuar, besoni se jemi të organizuar.

Kishat do të jenë të hapura edhe nesër në ditën e së  Premtes së Madhe që konsiderohet festë më e madhe nga dita e sotme dhe pritet që nesër besimtarët në mënyrë masive të vijnë në kishat. Ngjarja kryesore e cila duhej të mbahej të shtunën në mesnatë kur festohet Rilindja e Jezus Krishtit nuk do të mbahet për shkak se ora policore fillon nesër në orën 16.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit