1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në Kinë dhjetëra viktima nga stuhia e papritur

Më të lexuarat

Reshjet më të dendura të shiut në 60 vjet kanë shkaktuar të paktën dhjetë viktima dhe kanë bllokuar me mijëra persona në aeroportin kryesor të kryeqytetit kinez, Pekin, transmeton TCH. Stuhia goditi kryeqytetin në orët e vona të së shtunës dhe gjatë natës, rrugë kryesore u përmbytën, duke ndërprerë komunikimin e disa lagjeve me pjesën tjetër të qytetit.

Shembjet e çative, rrufetë dhe energjia elektrike nga shtyllat e rrëzuara ishin midis arsyeve që shkaktuan viktima.

Ndërkohë, mbi 500 fluturime u anuluan në aeroportin kryesor.

Aktualisht, shërbimet e urgjencës civile janë duke i ardhur në ndihmë të bllokuarve dhe mijëra të mbeturve të pastrehë në vetëm disa orë.

Sipas medias shtetërore, përmbytjet dhe shkarjet e dheut u bënë përgjegjëse edhe për vdekjen e katër personave në krahinën Shanxi dhe të gjashtë të tjerëve në veriperëndim të Sichuanit.

Zyrtarisht, numri i të shpërngulurve jepet në 14 500 persona./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit