4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Në këtë vend duhet me u vra, me vdek ose me ndodh një skandal për me reagua pushteti, qendror ose lokal

Më të lexuarat

Nga Abdullah Klinaku

Në këtë vend duhet me u vra, me vdek ose me ndodh një skandal për me reagua pushteti, qendror ose lokal.

Paralajmërimet tona Konservatore se duhet ruajtur vlerat e mira, familja e Besimi, se duhet marr masa paraprake për parandalimin e perdorimit të duhanit, alkoolit, droges, se duhet ndaluar koncertet publike që rrezikojnë rininë, se duhet ndaluar dhe kontrolluar strikt hyrja në klubet e nates për moshat nën 21 vjet, se duhet pasur kontrolle e bastisje të vazhdueshme te policise neper lokale, se duhet cenzuruar tekstet e këngëve që nxisin dhunë, se duhet cenzuruar lakuriqësia në televizione, se duhet mësuar vlerat morale në këtë shoqëri e duhet mësuar lënda fetare në shkolla, trajtohen si masa ekstreme, ndodhitë e tilla janë të natyrshme.

Mos harroni prej 17 të lënduarve, 14 ishin femra. Kaq mjafton për të kuptuar krizën e thellë që po përjeton familja jonë nën ndikimin e pa kontrolluar liberal.

Fotografi ku shihen adoleshentët me birra e duhan!

Zoti na e dhashtë t’mbarën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit