1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në kërkim të Lavdrim Muhaxherit, bastiset shtëpia e zyrtares së AKI-së

Më të lexuarat

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë qenë të bindur, të mërkurën natën, se në një shtëpi në fshatin Llanishtë të Shtimes po strehohej terroristi Lavdrim Muhaxheri.
Për ta kapur atë ishin angazhuar atë natë për të hyrë në këtë shtëpi, shkruan Koha Ditore.

Por në shtëpi nuk ndodhej i kërkuari nga Interpoli, por një pjesëtare e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, që është asistente e drejtorit të Njësisë antiterrorizëm në Ferizaj.

Policia kishte kryer një aksion bastisjeje gabimisht.

“Koha Ditore” ka marrë vesh se ky aksion i dështuar, që ka çuar policinë në shtëpinë e një zyrtareje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka ndodhur për shkak të përgjimit që Policia u ka bërë bisedave të dy zyrtarëve të kësaj agjencie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit