2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Në Kanada mbërrijnë 10 mijë refugjatë sirianë

Më të lexuarat

Gjithsej 10 mijë refugjatë sirianë kanë mbërritur në Kanada me rreth dy javë vonesë krahasuar me planin e paraparë, deklaroi ministri i Emigracionit John McCallum, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri për mediat kanadeze theksoi se është shumë me rëndësi që Kanadaja ka pranuar refugjatë dhe migrantë. “Kemi marrë një hap shumë të rëndësishëm”, tha McCallum, me rastin e pritjes së 10 mijë refugjatëve.

Sipas tij, Kanadaja deri në fund të shkurtit të këtij viti duhet të pranojë rreth 25 mijë refugjatë.

Ndryshe, refugjatët në Kanada vijnë nga qendrat e pranimit në Jordani, Liban dhe Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit